Llapushnik, i dehuri fyen policët, thotë se ka pasur dhimbje koke
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Llapushnik të Drenasit pasi që i njëjti në gjendje të dehur nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor të cilët e kishin sinjalizuar atë që të ndalonte veturën.
Pasi i dyshuari është ndaluar, ka filluar të fyejë dhe ofendojë verbalisht zyrtarët policor. I dyshuari është dërguar në tretman mjekësor pasi ankohej se kishte dhimbje koke./Indeksonline/