18:42 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Llogaritë e Facebookut në Twitter dhe Instagram kanë rënë pre e sulmeve kibernetike

Grupi i hakerëve i njohur si OurMine, kanë arritur të marrin nën kontroll gjatë pasdites së djeshme, llogaritë që Facebook i ka në rrjete tjera sociale.

BBC raporton se në Twitter dhe Instagram, ku i ka llogaritë Facebook dhe Messenger, ata kanë shkruar se edhe ky rrjet social mund të hakohet, transmeton Telegrafi.

“Përshendetje, ne jemi OurMine. Duket se edhe Facebook mund të hakohet, por megjithatë siguria e tyre është më e mirë se e Twitter”, ka shkruar përkohësisht në llogaritë e kësaj platforme në Twitter. Derisa në llogaritë e Facebook dhe Messenger në Instagram, e ka postuar një logo të OurMine.