07:13 / E Martë, 16 Mars 2021 / AR

Lloje të xhinseve që të bëjnë të dukesh “cool” këtë vit

Duhet ta pranojmë se xhinset nuk dalin kurrë nga moda, por disa modele xhinsesh, po. Edhe pse i kemi dashuruar për shumë gjatë, xhinset e ngushta (skinny) tanimë janë “out”. Njerëzit kanë filluar të dashurojnë modelet e gjera dhe të lirshme të xhinseve, që mbi të gjitha, të bëjnë të ndihesh rehat. Nëse do të shkoni të bëni shopping për xhinse dhe ende nuk i keni idetë të qarta në kokë, po ju orientojmë me 3 modele, që sipas Who What Wear, janë trendi i këtij viti.

1. Prerje drejt (straight fit)

Ky trend i viteve ‘90 na shoqëroi gjithë vitin 2020 dhe duket se do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Disa modele që mund t’ju përshtaten:

2. Xhinsi blu

Një palë xhinse klasike për t’i pasur gjithmonë në gardërobë janë pa dyshim xhinset blu. Dhe kur themi blu, e kemi fjalën për blu xhins që është paksa e venitur, jo blu e thellë. Pra, nëse jeni duke kërkuar një ngjyrë që të mos dalë kurrë nga moda, e dini se cilën duhet të zgjidhni.

Disa modele që mund t’ju përshtaten:

3. Prerje e gjerë

Xhinse e gjera, me një siluetë të stilit të viteve ‘70, janë gjithashtu një nga zgjedhjet më të preferuara tani. Ekspertët e modës thonë se fiksimi i xhinseve të lirshme sa vjen dhe rritet, dhe beson se kjo prirje do të vazhdojë.

Disa modele që mund t’ju përshtaten: