18:30 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

“Llugë” në Ligën e parë, Besa ia rrëmben vendin e dytë Dukagjinit

Dukagjini ka humbur pozitën e dytë në tabelë pasi që është mposhtur nga 2 Korriku me rezultat 2-1.

Këtë rast e ka shfrytëzuar Besa e Pejës që ka mposhtur Arbërinë me rezultat 7-2 dhe është ngjitur në vendin e dytë, shkruan Indeksonline.

Humbje ka pësuar edhe Vëllaznimi që u mposht nga Istogu me rezultat 2-1.

Rezultatet e xhiros së 29-të të Ligës së Parë

Vushtrria tashmë ka siguruar Superligën në vendin e parë me 69 pikë, Besa dhe Dukagjini në ndeshjen e fundit do të luftojnë për vendin e dytë derisa Vëllaznimi do të luaj në barazh. /IndeksOnline/