15:24 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

“Llugë” në Superligë, Liria fiton, Gjilani “sharron”, e Drenica barazon

Java e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll ka sjellur rezultate befasuese.

Liria e ka bërë befasinë në Mitrovicë duke mposhtur Trepçën ne fundin e ndeshjes me rezultat 1-2.

Drenica e Flamurtari i kanë ndarë pikët në barazim 1-1 për të mbetur me shpresë për mbijetesë. Gjilani e ka thelluar krizën duke u mposhtur në shtëpi nga Llapi me rezultat 0-1.

Fitore të lehtë, por shumë të rëndësishme ka arritur Ferizaji duke mposhtur KEK-un me rezultat 4-1.

Me këto rezultate, Liria tani ka 23 pikë në vendin e parafundit, duke u rënditur pas Ferizajit, Ballkanit e Flamurtarit./Indeksonline/