75 Mall Live Search
10:58 / E Martë, 14 Korrik 2026 / G T

Modriq mund të mos pensionohet, në stol te Kroacia tashmë ka njeriun që i besoi më së shumti!

Të gjithë menduan se Luka Modriq do të pensionohet nga futbolli apo nga Kombëtarja e Kroacisë pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Megjithatë, tashmë mund të ndodhë një kthesë e pabesueshme, shkruan Indeksonline

Në stolin e Kombëtares së Kroacisë është ulur trajneri i njohur, Slaven Biliq.

Pikërisht Biliq ishte një prej të parëve që besoi në cilësitë e Modriqit dhe këtë s’e harron asnjëherë mesfushori.

Në Kroaci, mendojnë se Modriq, përkundër moshës do të vazhdojë të luajë ende për shtetin e tij.

Kështu thotë edhe legjenda e Kroacisë dhe Chelseat, Mario Staniq.

“Luka Modriq është një përbindësh. Luka Modriq është i veçantë. Çdo vit njerëzit e nxjerrnin në pension. Ai është vazhdimisht në zhvillim, vazhdimisht në përmirësim, vazhdimisht në përmirësim, vazhdimisht në lojë dhe na mohën të gjithëve. Personalisht mendoja katër vjet më parë se ai ishte afër fundit.

“Biliq do të flasë me Luka Modriqin. Do të shoh se cila është gjendja e tij, çfarë mendon ai dhe së shpejti do të marrë një vendim bazuar në këtë”, u shpreh legjenda kroate.

Kujtojmë se 40-vjeçari momentalisht është pa skuadër, për shkak të skadimit të kontratës me AC Milanin./Indeksonline/