17:31 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

“Llugë” te Posta në Kaçanik e Podujevë, qytetarët s’respektojnë rregullat

Posta e Kosovës ka njoftuar se sot nga ora 11:00 kanë filluar me shpërndarjen e Asistencës Sociale, siç ka kërkuar Ministria e Financave dhe Transfereve për muajin maj 2020.

Edhe pse në njoftimin e tyre u tha të respektohet distanca fizike e të kenë me vete masa mbrojtëse, qytetarët nuk e kanë përfillur këtë gjë.

Në fotografitë e siguruara në Postën e Kosovës në Kaçanik e Podujevë shihet se qytetarët janë mbledhur në grumbull e nuk po i respektojnë aspak rregullat./Indeksonline/