16:09 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lluka i gëzohet zgjedhjes së deputetit gjerman, Peter Beyer si raportues për Kosovë

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i është gëzuar shumë zgjedhjes së deputetit gjerman, Peter Beyer, si raportues për Kosovë nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se zgjedhja e  Peter Beyer, si raportues për Kosovë nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është një lajm shumë i mirë për vendin.

Postimi i plotë:

Lajm shumë i mirë për vendin tonë përzgjedhja e raportuesit për Kosovë nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku me shumicë votash u zgjodh Peter Beyer, deputet nga koalicioni CDU-CSU i Kancelares Angela Merkel./IndeksOnline/.