19:56 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Lluka për Telekomin: Kriza është më e thellë se sa mendohet

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një intervistë për T7 ka folur lidhur me gjendjen aktuale të Telekomit.

Ai ka thënë se kriza në këtë ndërmarrje është më e thellë se sa mendohet dhe por këtë është shfrytëzuar periudha sa ishte pa bord, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, nëse këndellet Telekomi atëherë mund të barazohen pagat.

“Mbi 61 punëtorë me kontratë mbi vepër janë punësuar së fundi në Telekom. Pa konkurse pa asnjë rregull. Kriza është më e thellë se sa mendohet. Është shfrytëzuar momentumi pa bord, pra është shfrytëzuar ndërmarrja. Duhet me pas ndërhyje te pagat pra ose me i largu ose me i ul pagat. Punëtorët duhet ta shikojnë ketë si shpëtim të Telekomit. Për ta siguruar vazhdimin e Telekomit duhet të kemi zvogëlime të pagave. Nëse punëtorët munden me këndell shitjen pse mos të rriten pagat. Nëse qarkullimi është si në vitin 2013 atëherë barazohen edhe pagat”, tha Lluka.

Ai tutje ka shtuar se rroga mesatare në këtë ndërmarrje është 989 euro dhe pagat nuk do u zbriten inxhinerëve.

“Nesër nuk do të ketë propozim para qeverisë nuk është vendim qe merret Ad-Hock. U përmend shifra 40% por është spekulim sepse duhet analizuar se sa do të jetë humbja. Rroga mesatare është 989 euro e si të subvencionohen disa paga marramendëse aty, paga minimale është 400 e diçka euro, as që jam interesu me i prek ato mininale. Në këtë ulje pagash duhet të kemi vëmendje tek inxhinierët e disa të tjera që janë kritike. Përndryshe janë mbi 2 mijë punëtorë”, ka thënë Lluka./Indeksonline/