16:26 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Llukmani i ‘O Sa Mirë’ me fjalët më të ëmbla për bashkëshorten: Urime ditëlindjen ajër!

Ernest Zymberi është një nga aktorët më të pëlqyer shqiptar.

I njohur me rolin e tij si Llukmani në serialin komik ‘O Sa Mirë’, është tejet i komentuar në rrjetet sociale, veçmas për jetën private, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ai vjen me një urim të veçantë në ditëlindjen e bashkëshortes së tij, madje ai ka zgjedhur fjalët më të shtrenjta dhe më të bukura për të.

Ky është urimi i aktorit:

Derisa i gjeta keto foto per me kriju nje tregim te jetes tone me pak fjale, une pash gjithcka qe kemi perjetu bashke. Shume kohe e mire e mbushur me dashni, respekt e sakrifice. Tash kur po te uroj e kemi edhe Marën afer. Uroj qe dashnia jone te rritet cdo dite e me shume ashtu si po rritemi edhe ne si familje.
Urime ditelindjen jete, ajr, drite e syve te mije. Te duam!