15:52 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lobuesi për Kosovën, Hoferer shpreh qëndrimin kundër shkëmbimit të territoreve

Lobuesi për Kosovën, Christian Hoferer, u emërua javën e kaluar në pozitën e Zëvendspresidentit në Kongresin Federal të Pan Europa Youth Germany në Bad Krueznach.

Kongresi ishte nën patronazhin e Ministres së Bujqësisë së Republikës Federale të Gjermanisë, Julia Klockner.

Hoferer lobon për interesat e Republikës së Kosovës në mënyra të ndryshme në Gjermani dhe po ashtu në Bashkimin Evropian.

Ky i fundit po ashtu ka shprehur mendimin e tij kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, temë diskutimi kjo në të dyja vendet. Sipas tij, pjesët me shumicë serbe në veri të Mitrovicës do të shkonin me Serbinë, në kthim, Kosova do të merrte qytetin e Preshevës, me shumicë shqiptare dhe të rrethuar nga komunitetet. Një gjë e tillë është gabim, jo vetëm për shkak të minierave të Trepçës por edhe në rrafshin ekonomik, për Kosovën është vendim i keq.

Hoferer ka kërkuar një vendim sa më të shpejt për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe hyrjen e tyre në Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se është e rëndësishme që kosovarët e ndjenjë veten e tyre pjesë të Evropës dhe të kenë të ardhme në Evropë.

Ai po ashtu është përkrahës i formimit të ushtrisë së Kosovës, duke e konsideruar si të drejtë të çdo shteti për të ndërtuar ushtrinë pas tërheqjes së KFOR-it në mënyrë që të ofrohet siguri në vend.

Gjithashtu, në Pan Evropa tashmë na përfaqëson edhe shqiptarja, Gentiana Krasniqi e cila jeton në Gjermani dhe përfaqëson interesant e Kosovës./Indeksonline/