15:59 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Loftus-Cheek humb duelin e javës në Premierligë

Mesfushori anglez, Ruben Loftus-Cheek nuk do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Evertonit.

Lojtari i Chelseat, i huazuar te Crystal Palace u lëndua në ndeshjen kundër Brazilit, transmeton IndeksOnline.

Roy Hodgson, trajneri i Crystalit e ka konfirmuar lëndimin e Loftusit, por ka thënë se lajmi i mirë është rikthimi i Christian Bentekes./IndeksOnline/