18:10 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Logo e Tiranës e kopjuar? Reagime nga Shqipëria ndaj kompanisë së Fisnik Ismailit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kishte shpallur se për 100-vjetorin e shpalljes si Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana do të ketë edhe logon e saj.

Në këtë proces u ftuan të merrnin pjesë të gjithë ata që kishin idetë e tyre për logon e kryeqytetit dhe fituesi do të shpallej me një sondazh të hapur publik.

24 orë më parë kryebashkiaku Veliaj postoi në faqen e tij zyrtare në Facebook edhe logon fituese.

Megjithatë, ajo duket se është kopjuar nga një sipërmarrje me emrin “Truman”.

Lidhur me këtë, Indeksonline raportoi e para. (Fisi fiton vendin e parë për logon e Tiranës, por me ide të kopjuar!)

Denoncimi ka ardhur në faqen e facebookut të këshilltarit demokrat, Akil Kraja.

Të dyja logot janë të ngjashme me njëra – tjetrën përsa i përket llojit të shkrimit të përdorur (fontit) si dhe ngjyrave. Ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me këtë akuzë nga autori i logos, Karrota, ose nga Bashkia e Tiranës. /Opinion.al

Image may contain: 11 people, including Fisnik Ismaili, people smiling, people sitting and indoor