75 Mall Live Search
13:08 / E Martë, 24 Mars 2026 / KV

Lojërat mesdhetare “Prishtina 2030”, Rama takohet me Gashanin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar sot me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.

Rama përmes një postimi në Facebook tha se ky takim u bë në mënyrë që institucionet të koordinohen rreth organizimit të lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi institucional është kyç për suksesin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”.

Sot u takova me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të koordinuar hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje e këtij niveli.

Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar.

Vazhdojmë.