08:17 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Lojërat Olimpike ‘Tokio 2021’/ Diskutohet për anulim!

Lojërat Olimpike mund të anulohen edhe gjatë këtij viti shkaku i Covid-19

‘Tokio 2020’, u anulua për shkak të virusit gjatë vitit të kaluar, dhe u shty për këtë vit, shkruan IndeksOnline.

Por, sipas ‘Times’ qeveria e Japonisë ka diskutuar për një mundësi ndalimi të Lojërave Olimpike edhe gjatë këtij viti.

Në rast se ndodh kjo, atëherë Tokio do të jetë nikoqire e Lojërave Olimpike në vitin 2032.

Kujtojmë që ato të ardhshme janë më datën 2024 në Paris të Francës, 2028 në Los Angeles në Amerikë./IndeksOnline/