Lojtar i skuadrave të mëdha, Alvaro Morata zyrtarizohet te Milani

Alvaro Morata është lojtari më i ri i Milanit. Sulmuesi spanjoll vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Atletico Madridin për të nisur një të re me “djallin” në kampionatin italian.
Kampioni i Europës me Spanjën ka firmosur me Milanin një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028. Ndërkohë që klubi italian ka paguar 13 milionë euro për sulmuesin 31 vjeçar.
Ky është një rikthim në Serie A për Moratën. Më herët, spanjolli ka qenë pjesë e Juventus. Gjithashtu, Morata ka luajtur edhe për Getafe, Real Madrid dhe Chelsea.
Ndërkohë, në rolin e numrit “9” në fushën e lojës, sulmuesi te Milani do të mbajë veshur fanellën me numrin “7” ashtu si te Spanja. Mesa duket, “Djalli” është ende në merkato për një sulmues tipik, të cilit do t’i japë numrin “9”.
Numrin “7” te Milani deri më tani e ka mbajtur Yacine Adli, por francezi me një të ardhme të pasigurtë ose do të ndryshojë ekip, ose fanellë.
🔴⚫️🇪🇸 Official, confirmed. Álvaro Morata signs in as new AC Milan player on contract until June 2028 with option for further season.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 19, 2024
Atlético Madrid receive €13m fee from release clause. pic.twitter.com/kfyq1CjHNi