11:18 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lojtarët e cilës ligë prijnë me pjesëmarrje në Botëror

32 skuadra, 736 lojtarë pjesëmarrës në “Rusi 2018”. Mungojnë vetëm pak ditë nga starti i Botërorit dhe trajnerët e të gjitha skuadrave kanë dorëzuar në FIFA listat përfundimtare. Tashmë mund të bëhet edhe një bilanc, duke nxjerrë në pah disa të dhëna mjaft interesante.

– Nga 736 lojtarë pjesëmarrës në Botëror, 124 vijnë nga kampionatet angleze. La Liga përfaqësohet me 81, Bundesliga me 67, ndërsa Seria A ka dërguar në Rusi vetëm 58 futbollistë.

– Të 23 futbollistët e grumbulluar nga Anglia luajnë në Premier League, një rast i veçantë mes 32 skuadrave pjesëmarrëse.

– Lojtari më i vjetër që do të jetë në Botëror mbetet portieri legjendar i Egjiptit, El Hadary, që është 45 vjeç, ndërsa më i vogli në moshë vjen nga Australia. Bëhet fjalë për Daniel Arzanin, që ka lindur në vitin 1999.

– Trajneri më i vjetër është Tabarez i Uruguajit, plot 71-vjeç. Më i riu, Aliou Cissé i Senegalit, 42 vjeç.

– Manchester City, ekipi kampion në Premier League, është më i përfaqësuari në Botëror me plot 16 lojtarë. Mund të ishin 17 nëse Joakim Loë do të përfshinte Leroy Sane në listën përfundimtare të Gjermanisë.

Temat: