20:24 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Lojtarët e Napolit refuzojnë të luajnë, mesfushori nervozohet me shokët e ekipit

Një skenë e turpshme është parë dje gjatë barazimit të Napolit ndaj Udinese-s në kampionat.

Të kaltrit kanë harruar të fitojnë dhe lojtarët kanë dalë kundër klubit prej javësh tashmë

Një pamje që tregon më së miri gjendjen e klubit është video më poshtë kur Mario Rui mori topin në zonën e tij dhe niset me shpejtësi në kundërsulm, por kur kthen kokën sheh se asnjë prej shokëve të ekipit nuk është duke vrapuar përpara.

Ata ishin thjesht duke ecur, diçka që ka acaruar mesfushorin. Napoli në një situatë për të ardhur keq.