17:14 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lojtari belg që refuzoj kalimin tek Manchester United

Klubi anglez Manchester United duket se nuk është më nga destinacionet e preferuar për lojtarët.

Pasi u spekulua se u refuzua nga Kovacic dhe Boateng, tashmë zbulohet se edhe një lojtarë tjetër i ka refuzuar ata gjatë këtij afati kalimtar, shkruan Indeksonline.

Bëhet fjalë për mesfushorin belg Alex Witsel i cili u transferua tek Dortmund gjatë kësaj jave. Që e kishte refuzuar gjigantin angleze e ka konfirmuar agjenti i tij Paul Stefani në një deklaratë të tij gjatë ditës së sotme.

“E di nga burime të sigurta se Mourinho e dëshironte Witsel por ai nuk ishte i pari në listë. Listës i printe N’golo Kante” tha Stefani në deklaratën e tij.

Manchester United nuk kanë arritur të bëjnë bujë të madhe këtë afat kalimtar duke transferuar vetëm dy lojtarë, mbrojtësin Delot dhe mesfushorin Fred. Tani  është e rrezikuar për largimin e Pogbas që po flitet se ka arritur marrëveshje me Barcelonën. /IndeksOnline/