22:05 / E Martë, 09 Gusht 2022 / OSH

Lojtari gjerman k1to rikthehet në formacionin kryesor të ekipit BIG CS:GO

Nils “⁠k1to⁠” Gruhne është kthyer në pesëshen startuese të ekipit BIG pasi kaloi pesë muaj në listën e akademisë.

Ekipi gjerman BIG ka njoftuar për rikthimin e k1to në pesëshen startuese, lojtari 23 vjeçar pritet ta zë vendin e Tizian “⁠tiziaN⁠” Feldbusch.

Tizian nuk ka treguar formë aq të mirë në ekipin BIG kohëve të fundit, me vlerësimin nga HLTV 0.97.

Ndërsa k1to kthehet në skuadrën kryesore pasi kaloi gjysmë viti në ekipin e akademisë, ku mori rolin e kapitenit në lojë.

Lojtarët e ekipit BIG janë tashmë në Berlin duke u përgatitur për gjysmën e dytë të vitit 2022, e cila do të nisë për ta më 21 gusht me turneun BLAST Premier Fall Groups.

Ky është formacioni i ekipit BIG:

Johannes “⁠tabseN⁠” Wodarz

Florian “⁠syrsoN⁠” Rische

Josef “⁠faveN” Baumann

Karim “⁠Krimbo⁠” Moussa

Nils “⁠k1to” Gruhne

Fatih “⁠gob b⁠” Dayik (trajner).