75 Mall Live Search
09:07 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / G T

Lojtari i Barcelonës s’e harron humbjen ndaj Interit: Ishte faull, u mërzita shumë…!

Gerard Martin në një intervistë ka folur për humbjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar.

Pikërisht ky lojtar ishte protagonist i kësaj humbje, pasi Dumfries i kishte marrë topin për të shënuar më pas golin e barazimit (3:3), shkruan Indeksonline

“Dumfries më fauloi te goli i tretë. Kur e pashë ditën tjetër këtë rast, më mërziti shumë… ishte faull”, u shpreh Martin.

Mbrojtësi 23-vjeçar ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2028.

/Indeksonline/