23:08 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Lojtari i Besës përfundoi në spital pas ndeshjes

Futbollisti i Besës, Donart Sheqerolli kishte dy dhimbje pas ndeshjes së barazhit me Gjilanin.

Përveç humbjes, mesfushori menjëherë i është drejtuar qendrës emergjente për ta qepur buzën që e kishte lënduar gjatë ndeshjes.

Në fakt, ishte kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati që në pjesën e parë në një duel e goditi me dorë Sheqerollin, i cili për disa minuta qëndroi jashtë fushe dhe nuk dihej nëse do ta vazhdonte lojën.

Por, për shkak të rëndësisë që kishte takimi, ai vendosi që të kthehet dhe i lënduar luajti gjithë takimin.

Mirëpo, pas duelit ai iu drejtuar spitalit dhe përfundoi me disa penjë të vendosur.

Besa pësoi 1:0 nga Gjilani.