13:23 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / C E

Lojtari i Juventusit refuzon gjigantin e Premier Ligës, kërkon një vend titullari te bardhezinjtë

Anësori i Juventusit, Dagllas Costa, raportohet se ka refuzuar një kalim te Manchester Unitedi dhe shpreson që të bindë trajnerin Andrea Pirlon.

“Calciomercato” zbulon se braziliani ka vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për një vend titullari te bardhezinjtë.

Manchester Unitedi ishte në negociata me Juventusin për Costën, por ky i fundit ka refuzuar që të kalojë në “Old Traford”.

Braziliani shpreson që ta bindë Pirlon për vlerat e tij dhe të sigurojë një vend titullari te Juventusi për sezonin 2020-2021.