12:17 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lojtari i Kosovës hyn në formacionin e Ligës D të Kombeve

Pas përfundimit të Ligës D të Kombeve, është bërë edhe vlerësimi nga sajte të ndryshme që tregojnë se cili ishte formacioni më i mirë i kësaj lige

Kështu Kosova kaloi në Ligën C, në të cilën ligë do të garojë sezonin e ardhshëm, derisa Kosova nëse nuk i kalon kualifikimet do të këtë një mundësi shtesë në ndeshjet e marsit 2020 ku do të përballet kundër Maqedonisë.

Portali i specializuar për statistika të futbollist “ëhoscored.com”, i cili përmes parametrave të ndryshëm noton paraqitjet e futbollistëve, ka bërë publike ekipin ideal të Ligës së kombeve për Divizionin D, në mesin e të cilëve janë Aleksandar Trajkovski (Maqedoni) dhe Benjamin Kololli (Kosovë).

E përbashkëta e këtyre dy futbollistëve është ajo se të dy në Ligën ne Kombeve kanë shënuar nga 3 gola.

Nota mesatare e maqedonasit është 7.62, ndërsa ajo e kosovarit është 8.40.

Mesfushori kosovar Kololli (8.40) e ka edhe notën më të madhe në Ligën D. Në ekipin ideal dominojnë Gjeorgjia e Bjellorusia (3 futbollist), Luksemburgu (2) në mesin e të cilëve është edhe Danel Sinani me notën mesatare 7.57.