12:38 / E Premte, 13 Maj 2022 / B O

Lojtari i sezonit në Premierligë, këta janë tetë të nominuarit

Premierliga Angleze ka publikuar listën e tetë futbollistëve të nominuar për çmimin “Lojtari më i mirë i sezonit”.

Dy lojtarë të Cityt dhe dy të Liverpoolit janë pjesë e listës, ndërsa mungon emri i Cristiano Ronaldos.

Befasi është emri i lojtarit të Sauthampton, Ward-Prowse. Salah, Arnold, De Bruyne, Cancelo, Saka, Son, Ward-Prowse e Bowen janë emrat e tetë të nominuarve për më të mirin e sezonit.

De Bruyne e Salah janë dy favoritët për të marrë këtë çmim./Indeksonline/