23:01 / E Martë, 29 Shtator 2020 / C E

Lojtari i Tottenham lëshon ndeshjen për të kryer nevojë, Mourinho e ndjek deri në banjë

Jose Mourinho ishte shumë aktiv gjatë ndeshjes të EFL Kupës kundër ish-skuadrës së tij, Chelsea.

Përveç një zënke që pati me Lampardin, “Special One” ishte protagonist edhe në një situatë shumë interesante.

Mbrojtësi i tij, Eric Dier vrapo në mënyrë të çuditshme drejtë tunelit për në pjesën e brendshme të stadiumit.

Mourinho iu vu pas dhe kamerat e filmuan atë duke bërtitur.

Për një çast të gjithë ishin të habitur se çfarë po ndodh por më pas u kumtua se Dier kishte shkuar për të kryer nevojë. /IndeksOnline/