14:11 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lola me një fotografi me Ramushin: Krenarë me ty Kryeministër!

Urime për formimin e Ushtrisë së Kosovës kanë ardhur nga pothuajse të gjitha figurat publike.

Pas urimit që bëri me një fotografi të Dautit, bashkëshortja e deputetit te AAK-së , Lola Haradinja ka bërë edhe një tjetër urim, shkruan Indeksonline.

Lola ka publikuar edhe një tjetër fotografi ku shihet së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramusha Haradinaj dhe motrën e saj Anitën.

“Krenarë me ty Kryeministër!” ka shkruar Lola në mbishkrimin e imazhit.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës edhe Anita Haradinaj ka uruar formimin  ushtrisë me një imazh të bashkëshortit të saj, kryeministrin Haradinaj./Indeksonline/