12:34 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Londër, një 30-vjeçare sulmohet me acid në fytyrë

Një grua është dërguar me urgjencë në spital pasi një “substancë” i ishte hedhur mbi të mëngjesin e sotëm në Londrën Veriore. Dyshohet sulm me acid. Viktima, 30 vjeçe, është sulmuar këtë mëngjes gjatë pikës së trafikut në “Kentish Town Road, Camden”.

Policia mbërriti në vendngjarje pas shumë telefonatave, të cilët u bënë para orës 7 të mëngjesit. Policia thotë se u raportua për një sulm me acid në rrugën kryesore të qytetit. 

Gruas i kanë hedhur ujë përpara se të dërgohej me urgjencë në Spitalin Qendror të Londrës, për trajtim të mëtejshëm.

Lëndimet e saj nuk janë jetike dhe raportohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën. Rruga ku ndodhi sulmi u rrethua nga policia, ndërkohë që bëhej ekzaminimi dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.