Londra e nervozon kryeministren serbe: Pse të mos diskutohet për Kosovën në OKB
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se situata në Kosovë duhet të diskutohet sa më parë në Këshillin e Sigurisë në OKB duke theksuar se lufta e tyre diplomatike dhe bisedimet me aleatët janë duke vazhduar.
Ajo tha se ka shumë gjëra që Serbia mund të bëjë direkt në lidhje me qëllimet e Londrës për të parandaluar mbajtjen e një mbledhje të rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gjendjen në Kosovë.
“Sigurisht që ne vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike dhe flasim me aleatët tanë të përhershëm tek Kombet e Bashkuara dhe Këshillit i Sigurimit, kështu që ne do të shohim si do të përfundojë kjo”, ka thënë Brnabiq, transmeton Indeksonline.
Ajo ka shtuar se qëllimi i Londrës është politikisht i pasinqertë.
“Unë mendoj se situata në Kosovë duhet të diskutohet edhe në kuadër të Këshillit të Sigurimit”, ka shtuar ajo.
Në pyetjen se si do të arrihet konsensus brenda vendit për çështjen e Kosovës, duke pasur parasysh se idetë që kanë dëgjuar këto ditë nuk kanë prodhuar pëlqimin e kishës dhe të politikanëve, Brnabiq ka deklaruar se është e rëndësishme që të dëgjohen të gjitha pikëpamjet e ndryshme.
“Unë mendoj se nuk mund të arrihet pëlqimi i të gjithë anëtarëve të politikës por që në fund të fundit presidenti ka nisur një dialog të brendshëm për të dëgjuar mendime të ndryshme, e cila është ekselencë e demokracisë”, ka shtuar Brnabiq.
Ajo tha se personalisht preferon të përpiqet të arrijë një konsensus kombëtar së pari./Indeksonline/