75 Mall Live Search
14:04 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / G T

Lookman i reagon trajnerit Gasperini: Ndihem keq, kam punuar shumë për këtë klub

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, reagoi pas humbjes ndaj Club Brugge në UEFA Champions League dhe një pjesë të fajit ia la lojtarit të tij, Ademola Lookman.

Gasprini tha se Lookman është goditësi i penalltive më i dobëti që ka parë ndonjëherë dhe ishte pikërisht ai që mori përsipër një 11-të metërsh ndaj klubit belg, shkruan Indeksonline

Lookman përmes rrjeteve sociale ka bërë menjëherë një reagim, duke thënë se ndihet tejet keq për këtë sjellje të trajnerit.

“Të jem i veçar në mënyrën se si kam qenë, jovetëm që më lëndon, por ndihem thellësisht i pandershëm, jo më pak për shkak të punës së palodhur dhe angazhimit që kam bërë gjithmonë çdo ditë për të ndihmuar në arritjet dhe sukseset për këtë klub dhe për tifozët e jashtëzakonshëm”, u shpreh Lookman

Trajneri Gasperini dhe Lookman duket se i kanë prishur marrëdhëniet mes vete. Kjo u pa edhe mbrëmë, pasi një prej lojtarëve më të mirë tek Atalanta u la në bankë rezervë./Indeksonline/