Lopetegui justifikohet pas humbjes së turpshme nga Alavesi
Pas humbjes së radhës së skuadrës së tij, trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui e ka marrë përgjegjësinë për formën e dobët.
Ky ishte fillimi më i dobët për një trajner të Realit nën drejtimin e presidentit, Florentino Perez, ku skuadra pësoi humbje mbrëmë nga Alavesi në minutat shtesë.
”Natyrisht, ne jemi të zhgënjyer sepse ne dëshironim të fitonim dhe t’ju rikthehemi fitoreve, duke krijuar raste dhe duke luajtur mirë”, tha Lopetegui pas ndeshjes, transmeton IndeksOnline.
”Por, fakt është se ne nuk shënuam dhe u ndëshkuam për këtë”.
”Ishte një ndëshkim i ashpër, por ata e morën avantazhin e rasteve të tyre”.
”Nuk mund të jemi negativ dhe duhet të qetësohemi sepse e dimë se është moment i vështirë. Si trajner, unë e kam përgjegjësinë pvr këtë”./IndeksOnline/