”Shpërthen” Lopetegui – ka një mesazh për Realin pas shkarkimit
Julen Lopetegui ka falënderuar Real Madridin pasi ai u shkarkua vetëm dy muaj pas fillimit të sezonit të ri.
Spanjolli u shkarkua nga klubi mas një ecurie të dobët rezultatesh dhe së fundmi pas humbjes, 1-5 në ”El Clasico” nga Barcelona.
Momentalisht, Reali renditet në vendin e nëntë në tabelë dhe në vend të Lopeteguit, e ka emëruar Santiago Solarin trajner të përkohshëm, transmeton IndkesOnline.
”Pas vendimit të bordit të drejtorëve të Real Madridit, unë dua ta falënderoj klubin që ma dha këtë mundësi”.
”Gjithashtu, dua t’i falënderoj futbollistët për punën e tyre, si dhe çdo punonjës, për respektin e treguar ndaj meje”.
”Dhe natyrisht, isha i nderuar me mbështetjen e tifozëve. Ua dëshiroj më të mirat për pjesën e mbetur të sezonit”, u shpreh Lopetegui./IndeksOnline/