16:41 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lopetegui reagon pas zërave për shkarkimin nga Real Madridi

Julen Lopetegui mbetet i qetë pavarsisht se zërave se mund të shkarkohet nga Real Madridi.

Trajneri spanjoll është në presion të vazhdueshëm pas fillimit të dobët në Bernabeu.

”Los Blancos” renditen në vendin e shtatë në La Liga, derisa në Champions League, së fundmi janë mposhtur me rezultat, 0-1, transmeton IndeksOnline.

Duke folur para sfidës të së martës ndaj Viktoria Plzen, Lopetegui tha: ”Jam duke e shikuar këtë situatë, sikur nga fillimi”.

”Nëse dëshironi ta shikoni një trajner të mposhtur, atëherë mos shikoni këtu”.

”Sipas pikëpamjes time, ne kemi një ndeshje nesër dhe mezi presim që kjo të fillojë dhe të fitojmë”.

”Nuk jam duke menduar për asgjë tjetër përveç ndeshjes së nesërme”./IndeksOnline/