11:07 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lopetegui zbulon listën, a është ftuar Vinicius?

Julien Lopetegui e ka zbuluar listën e të ftuarve për ndeshjen ndaj Bilbaos. Vinícius Júnior do të duhet të vazhdojë duke pritur mundësinë e tij për të debutuar me Real Madridin në ligë .

Lopetegui e ka lënë atë përsëri jashtë skuadrën madrilene. Julien ka thirrur 20 lojtarë për këtë përballje.

Lista e të ftuarve është kjo:

Portierët: Keylor Navas, Courtois dhe Casilla.

Mbrojtja: Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Nacho, Marcelo dhe Odriozola.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, M. Llorente, Asensio, Isco dhe Ceballos.

Sulmuesit: Benzema, Bale, Lucas Vázquez dhe Mariano./Indeksonline/

Temat: