23:27 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Loredana edhe pse e ka konfirmuar shtatzëninë, fsheh barkun

Loredana Zefi, e dashura e reperit kosovar Mozzik, po vazhdon ta fsheh barkun e fryrë.

Ndonëse çifti që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë në një farë mënyre e kanë konfirmuar se do të bëhen prindër, Loredana ende nuk e ka ekspozuar barkun. Kjo vërehet më së miri në një fotografi të postuar së fundmi në llogarinë e saj Instagram.

Kujtojmë që Loredana tashmë i ka hyrë tregut muzikor, ku ka lansuar një solo këngë dhe një duet me Mozzik, të cilat projekte u pritën mjaftë mire nga audienca./Indeksonline/