15:54 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Loredana injoron Mozzikun, përkrah një tjetër reper shqiptar

Mozzik publikoj këngën “Aus Wiedersehen” të cilën Loredana ka vendosur ta injoroj duke përkrahur një tjetër reper.

Reperi kosovar, Capital T në Ditën e të Dashuruarve, lansoj projektin e ri “Je T’Aime”, këngë që ka marr pëlqimin edhe të Loredanës, shkruan Indeksonline.

Artistja e njohur ka shpërndarë këngë e re të Kapos në “InstaStory”, teksa shkruan “wuee” duke vendosur një zemër sipër postimit, duke lënë nën hije këngë e re të Mozzik që u lansua në të njëjtën ditë.

Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik ndan rrugët me njëri-tjetrin vitin e kaluar, ndërsa bashkë kanë një vajzë, Hana./Indeksonline/