09:37 / E Premte, 20 Maj 2022 / B O

Loredana Zefi publikon projektin e ri “Pinky Promises”

Rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, është kthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Ajo ka publikuar projektin e ri “Pinky promises”, të cilën e ka interpretuar në gjuhën gjermane dhe e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Miksimi i kësaj kënge u bë Hubertus Dahlem, kurse për masterizimin u kujdes Lex Barkey.

Protagoniste në klip mes tjerash është edhe vajza e saj, Hana, të cilën e ndan me reperin Mozzik.