23:04 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lorena bëhet bashkë me Fadil Berishën, në përgatitje të një projekti të mrekullueshëm

Lorena Haliti është një ndër modelet më të bukura shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Indeksonline.

Bukuria e Lorenës dhe sharmi i saj kanë bërë që ajo të jetë pjesë e projekteve të ndryshme në fushën e modës.

Lorena së fundmi është paraqitur nga Neë York-u, ku po punon për një linjë të famshme të modës.

Modelja shqiptare është bërë bashkë me fotografin e njohur shqiptarë Fadil Berisha, i cili ndër vite jeton në ShBA e që padyshim është një ndër yjet më të mëdha të aparatit fotografik.

Padyshim se në bashkëpunim me Fadil Berishën gjithçka do të duket më bukur, duke qenë se ai është ndër fotografët më profesional shqiptarë dhe e ka dëshmuar këtë edhe në arenën ndërkombëtare.

Kujtojmë që Lorena së fundmi ishte pjesë e videoklipit të Ledri Vulës në këngën ‘Rio’ e cila u kthye në një hit verorë. /Indeksonline/