15:30 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / AR

Lorenci i afrohet Keisit? Kristi nuk diti, po të dinte e kishte mbajt!

Pasi vendosi të ndahej me Kristin, me argumentin se lidhja e tyre nuk mund të vazhdojë më brenda në shtëpi dhe se do ishte më mirë ta zhvillonin jashtë, Keisi është afruar me Lorencin.

Qëndrimi me Lorencin, i ka rënë në sy edhe banorëve të tjerë. Ishte Jori ajo që e vuri re e para dhe e pyeti Kristin nëse ai ndihet apo jo xheloz për sjelljen e Keisit kundrejt Lorencit.

Kristi i tha Jorit se ai nuk është tip xheloz dhe se nuk ka pse të ndihet i tillë për afrimitetin e Keisit me Lorencit.

Ky i fundit i tha Kristit se xheloz ose bëhesh ose nuk bëhesh dhe se zemra ose të dhemb për një person, ose nuk te dhemb, nuk ka një gjë të mesme.

Ai shtoi se për aq kohë sa Kristi nuk mundi ta mbante Keisin, nuk ka pse ndihet xheloz tani që nuk është më me të.