Lori paralajmëron projektin e ri muzikorë
Këngëtarja e njohur Loreta Kaçka, që për publikun njihet si Lori, është një këngëtare
mjaft e dashur për publikun shqiptarë, shkruan Indeksonline.
Ajo në estradën shqiptare është për një kohe shumë të
gjatë, duke qenë se ka filluar muzikën qysh në moshën 5 vjeçare.
Korçarja tanimë jeton dhe vepron në Kosovë, duke qenë mjaft e kërkuar nëpër mbrëmje
të ndryshme muzikore live, në gjithë Kosovën.
Së fundmi këngëtarja ka paralajmëruar se po sjellë diqka të re.
“Cooming Soon” ka shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografie që e ka publikuar
në llogarinë e saj në Instagram. /Indeksonline/