12:46 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Loriana Kuka ia siguron Kosovës medaljen e katërt

Loriana Kuka ia ka siguruar medaljen e katërt Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Xhudistja jonë mposhti në gjysmëfinale sllovenen, Patricia Brolih, në kategorinë -78 kg.

Kujtojmë Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova gjatë ditëve të kaluara kanë fituar medalje të arta.

Ndryshe, finalja e Lorianës zhvillohet nga ora 17:00, sipas kohës sonë lokale. /IndeksOnline/