12:43 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Loriana Kuka mposhtet në gjysëm finale, vazhdon garën për medaljen e bronztë

Loriana Kuka nuk ka arritur ta vazhdojë serinë e fitoreve pasi që kësaj radhe ajo humbi në gjysëm finale kundër sllovenes, Klara Apotekara.

Xhudistja kosovare deri më tani tregoi se e ka shpirtin luftarak duke mos u dorëzuar asnjëherë në asnjërën nga këto ndeshje.

Kurse ajo edhe pse  “me njërën dorë po e prekte medaljen e artë” atë ja pamundësoi që ta fitonte sllovenja, megjithatë deri më tani Loriana ishte e shkëlqyer, dhe ka shanse që ta fitojë medaljen e bronztë./Indeksonline/.