75 Mall Live Search
12:17 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Loriana Kuka në finale, Kosova siguron një tjetër medalje (Foto)

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka është kualifikuar në finale në kategorinë -78 kilogram.

Kuka në gjysmëfinale mposhti xhudisten ruse, Niurguiana Nikiforova, shkruan IndeksOnline.

Një tjetër medalje është e siguruar, vetëm pritet të dihet se a do të jetë e artë apo e argjendtë.

Kujtojmë se në finale kosovarja pas pak do të ndeshet me ukrainasen, Anastasya Turchyn./IndeksOnline/