17:23 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Lot dhe dhimbje për ushtaraken shqiptare: Miqtë i bëjnë dedikimet prekëse pas vdekjes!

Ndërkohë që famijaret e Nëntetares Zarife Hasanaj kanë hapur dyert e mortit, të adërmit dhe miqtë i kanë dedikuar asaj një mori mesazhesh përmes rrjetit sociale Facebook.

Profili i saj është mbushur plot me mesazhe nga të afërm dhe kolegë, të cilët gjithashtu kanë postuar foto bashkë me të.

Nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën sot në Letoni pas shpërthimit të një mine që kishte mbetur aty nga stërvitja e një vendi tjetër të NATO-s.

Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj.

Hasanaj ishte sëbashku 8 efektivë të tjerë shqiptarë në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s.