Lotët e të vëllait për motrën që ia vrau babai, i jepet lamtumira 20 vjeçares shqiptare
I është dhënë sot lamtumira e fundit në Australi 20-vjeçares shqiptare, Sabrina Lekaj, e cila u gjet e plagosur në makinë dhe pranë saj babai i saj i plagosur.
Mediet e huaja kanë pasqyruar momentet e lamtumirës dhënë vajzës shqiptare, teksa shkruajnë se në ceremoni kanë qenë më shumë se 300 qytetarë.
Në funeral kanë qenë familjarët, të afërmit dhe fqinjët e 20-vjeçares, ndërsa mediet kanë kapur disa foto të vëllait të saj 11-vjeçar, Pyrrhus, nënës së saj Rominës, si dhe gjyshes, që ishte me origjinë shqiptare.
Në ceremoninë e lamtumirës ka munguar vetëm babai i të ndjerës, Petrit Lekaj, i cili ndodhet në paraburgim, pasi dyshohet të jetë autori i krimit të rëndë.
Sipas policisë, Lukaj dyshohet se ka vrarë vajzën e tij, duke e goditur disa herë me thikë në trup.