23:55 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Low: E merituam eliminimin, ishim katastrofë

Gjermania është eleminuar nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Koresë me rezultat 2-0.

Kjo ishte hera e parë që Kampionët në Fuqi nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve, shkruan indeksonline.

Pas ndeshjes në një konferencë ka folur edhe trajneri, Jaochim Low ku e ka quajtur humbjen të merituar.

“Ne nuk meritonim të fitonim titullin përsëri dhe ne nuk meritonim të përparonim në raundin e 16-të”, ka thënë trajneri.

“Ne jemi duke mbetur prapa. Neve na mungonte klasizmi që ne normalisht kemi. Kjo dinamizëm thjesht nuk ishte atje. Ne e merituam të eliminohemi”.

“Për ne ky është një zhgënjim i madh. Ne u përgatitëm shumë mirë që të ishim mbrojtës të titullit të cilin të gjithë e donim”.

“Në pjesën e dytë kemi rritur presionin për të shënuar një gol, por në aspektin moral kemi qenë të vdekur”.

“Jam i shokuar. Duhet ta pranojmë se kjo është një humbje e madhe. Deri kohët e fundit kemi qenë ekipi më i qëndrueshëm, duke qenë gjithmonë në katër finale”.

“Tani jemi jashtë – dhe kjo sjell trishtim absolut. Por kjo ka ndodhur me kombet më parë “, përfundoi Low. /IndeksOnline/