15:04 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lorik Emini zgjedh Kosovën!

Mesfushori i Luzernit, Lorik Emini thuhet se ka zgjedhur Kombëtaren e Kosovës.

Pas insistimeve nga Shqipëria për ta transferuar kosovarin në Kombëtare, Emini ka vendosur që përfundimisht t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, shkruan IndeskOnline


Thuhet se menaxheri i futbollistit, Gezim Ibrahimi ia ka bërë të ditur menaxherit të Kosovës, Bajram Shala se Emini ka vendosur tashmë që të luajë për ‘Dardanët’.

Lajmin për Eminin e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku.

“Shqiperia insiston me kembengulje per Lorik Emini, por ai e ka zgjedhur KosovenMesfushori i Luzernit, Lorik Emini eshte nje prej talenteve me te medhenje shqiptar ne qarkullim.

Pas paraqitjeve te mira ne Zvicer, kombetarja shqiptare e ka kerkuar 21 vjeçarin. Megjithate menaxheri i futbollistit, Gezim Ibrahimi ia ka bere te ditur menaxherit te Kosoves, Bajram Shala se Emini ka vendosur tashme qe te luaj per ‘Dardanet’.

Trajneri Bernard Challandes e ka ftuar mesfushorin per dy ndeshjet e Liges se Kombeve kunder Sllovenise dhe Greqise. Megjithate ende eshte ne pikepyetje nese do te grumbullohet”.