13:30 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / AR

“Lshoja Zanin” nga Yll Limani renditet e shtata në mesin e 100 këngëve më të dëgjuara në Zvicër

Albumi i këngëtarit, Yll Limani, është shndërruar ndër më të dëgjuarit në kanalin ‘Youtube’.

Për një kohë të shkurtër ka arritur të marrë mbi 8 milionë klikime, shkruan Indeksonline.

“Lshoja Zanin”, po veçohet si kënga më e preferuar e cila ka marr mbi katër milionë klikime.

Përmes një postimi në Instastory, menaxheri i Yllit, Bonart Ajvazi, tregoi se kënga ‘Lshoja Zanin’ është renditur e shtata në mesin e 100 këngëve më të dëgjuara në Zvicër.

“e #7 në mesin e 100 këngëve në Zvicër”, shkroi ai krahas publikimit./Indeksonline/