20:03 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Luan Haradinaj lule për më të shtrenjtat e tij, gjyshen dhe nënën (Foto)

Një nga festat më të veçanta është edhe 8 Marsi, e në këtë ditë të gjithë urojnë më të shtrenjtat e tyre me fjalë e dhurata. Sigurisht dhurata më e mirë për këtë ditë janë lulet. Edhe Luani djali i dëshmorit Shkëlzen Haradinajt, u ka dhuruar lule dy grave më të dashura për të, gjyshes dhe nënës së tij, Suzanës, shkruan Indeksonline.


Luani përmes llogarisë së tij Instagram ka treguar që atyre u ka blerë nga një buqetë me lule, ndërsa ka fotografuar ato me lule në duar.
Ndryshe Luani është kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe është nipi i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit Daut Haradinaj./Indeksonline/