12:31 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Përfundoi 8 Marsi, Shyhretja e Engjëllusha kthehen në shtëpi (Foto)

Engjëllusha Salihu ka marrë hapat e mamasë dhe po ia del mjaft mirë me muzikë.

Vajza e vogël e Shyhrete Behluli, tashmë ka krijuar këngët e saj që po pëlqehen shumë nga publiku.

Kjo sigurisht se e bën krenare këngëtaren e vjetër të muzikës shqipe, të cilën tashmë e përcjellë nëpër mbrëmje edhe vajza e vet, shkruan Indeksonline.

Engji e Shyhretja kanë qëndruar në Zvicër për 8 Mars, kurse ato tani më duket se kanë marrë rrugën e kthimit për në shtëpi.

Engjëllusha ka publikuar një foto ku shihet bashkë me nënën e saj në aeroportin e Zurihut, e ku të dyja duken për mrekulli./Indeksonline/